Telegrafi

Agjenti i Lautaro Martinezit qetëson Interin: Nuk ka asgjë serioze në lidhje me Barcelonën dhe Real Madridin

Agjenti i Lautaro Martinez, ka thënë se nuk ka asgjë në lidhje me spekulimet se Barcelona dhe Real Madrid, janë vënë pas lojtarit që ai e përfaqëson.

Të dy klubet janë lidhur me Lautaron që e duan në Spanjë, por agjenti Beto Yaque, thotë se lojtari që ia përfaqëson është i përqendruar te Inter.

“Është thënë se Barcelona dhe Real Madrid, të dyja e duan, por për të është sikur asgjë nuk po ndodh. Të tjerët nuk do të flinin natën”.

“Ai kurrë nuk më thërret të pyes nëse thashethemet janë të vërteta. Ai është i përqendruar në vendin ku është dhe punën e tij”.

“Ne kemi biseduar me shumë njerëz, por asgjë më shumë se kaq. Tani për tani, ata që më telefonojnë nuk janë drejtpërdrejt nga klubet”.

“Nuk ka asgjë zyrtare apo serioze. Të kërkosh në treg është diçka për të cilën ëndërron, por ai nuk pret asgjë: gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të luajë dhe të shënojë gola”.

“Rritja e tij e vazhdueshme do të thotë që skuadrat më të mira në botë po shohin me interes Lautaro. Shpresojmë se anagzhimi i tij do të shpërblehet ashtu siç e meriton”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/