Agjenti i Laurato Martinezit ka thënë se lojtari është i lumtur te Interi dhe shtoi se do të ishte mosrespekt për të folur në lidhje me transferimin e tij te Barcelona.
Përfaqësuesi i Argjentinës, i cili e ka filluar sezonin me tre gola dhe një asistim në tre ndeshje të Serie A, gjatë verës ka qenë i lidhur me një transferim te Barcelona.
Agjenti i tij Rolando Zarate nuk dëshiron të diskutojë për të ardhmen e Lautaro, duke thënë se ai është i lumtur te Interi.
“Nuk është e drejtë të flasësh për Barcelonën, Lautaro është një lojtar i Interit”.
“Do të ishte mosrespekt ndaj klubit që i hapi dyert për të në Evropë”.
“Ai është i lumtur te Nerazzurriët”, ka thënë Zarate për RadioTrendTopic. /Telegrafi/