Agjenti i Kalidou Koulibaly, Bruno Satin e pranon se mbrojtësi i Napolit ka qenë një objektiv afatgjatë për Manchester Unitedin.
United janë lidhur me qe një kohë të gjatë me qendërmbrojtësin e Napolit, të cilin e donin në skuadër.
Përveç interesimit është raportuar edhe për një ofertë prej 100 milionë euro për reprezentuesin e Senegalit.
Këtë interesim të Djajve të Kuq e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Bruno Satin, i cili ka thënë se është kontaktuar nga Unitedi.
“Kur mora Kalidoun te Napoli, Manchester Unitedi më kishte kontaktuar mua për të më pyetur rreth djaloshit”, ka thënë fillimisht Satin.
“Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe ka profilin e përsosur për futbollin anglez”.
“Unitedi nuk ka ndaluar kurrë së kërkuari atë”.
“Ndoshta ata kanë një avantazh ndaj të tjerëve … do të shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi agjenti i mbrojtësit. /Telegrafi/