Site icon Telegrafi

Agjenti konfirmon se Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi

Mariano Diaz pritet që në janar të largohet nga Real Madridi dhe këtë e ka bërë me dije agjenti i tij, David Aranda.

Sulmuesi domenikan që u bë pjesë e Los Blancos në vitin 2014, kishte pritur deri në vitin 2016 që ta bënte debutimin e tij.

Forma e tij vazhdoi të bije dhe më pas u huazua te Lyoni, derisa në verën e vitit 2018 u rikthye sërish në Santiago Bernabeu.

Tani, Diaz sërish pritet të largohet nga Reali dhe këtë e ka bërë me dije edhe agjenti i tij.

Lexo po ashtu Mariano dhe Brahim Diaz drejt largimin nga Real Madridi

“Ai do të shkojë për dy vite në huazim edhe pse ende nuk e kemi vendosur me klubin”, ka thënë shkurtazi Aranda.

Roma thuhet se është mjaftë e interesuar për Diazin, por mbetet të shihet në afatin e dimrit se kush do t’i marrë shërbimet e sulmuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version