Mario Balotelli është duke pritur për vendimin përfundimtar të Genoas, por ‘mezi pres’ të bashkohet me Grifone, thotë agjenti i tij Enzo Raiola.
Balotelli është në dispozicion si lojtar i lirë, dhe agjenti i tij Raiola konfirmoi të premten se klienti i tij kishte arritur një marrëveshje me Genoan që lufton Serie A.
“Jam mjaft me fat që e kam njohur (Presidentin e Genoas Alberto) Zangrillon për një kohë të gjatë dhe e di që ai është një admirues i madh i Marios. Do të ishte kënaqësi ta sillja atë në klubin e tij”, deklaroi Raiola për Radio Sportiva.
“Jemi në pritje të vendimit teknik të Genoas. Ne e dimë se çfarë mund të japë Mario, dhe ai është gati. Ai mezi pret, ndaj shpresojmë që ta bëjmë këtë marrëveshje shpejt. Sigurisht, ne do ta kuptojmë nëse mund ta mbyllim marrëveshjen pas ndeshjes ndaj Bolognas”.
Presidenti i Genoas, Zangrillo, i cili nuk është pronar i klubit, tha të enjten se ishte i lumtur të mirëpriste ish-sulmuesin e Milan, Inter, Liverpool dhe Manchester City.
Zangrillo shtoi se Balotelli ka qenë potencialisht qendërsulmuesi më i mirë italian në 20 vitet e fundit.
Megjithatë, drejtorët e Genoas duhet të marrin një vendim përfundimtar dhe ai nuk do të vijë përpara javës së ardhshme.
Balotelli ka qenë pa klub që kur i skadoi kontrata me skuadrën turke Adana Demirspor në qershor.
Genoa pret Bologna në Marassi të shtunën. Trajneri i tyre, Alberto Gilardino, është nën presion, pasi ka fituar vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit, duke humbur tri ndeshjet e fundit radhazi. /Telegrafi/