Telegrafi

Agjenti konfirmon interesimin e Chelseat për Iaquintan

Mungesa e Didier Drogbas dhe Salomon Kalousë (të cilët gjenden me përfaqësueset e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës), ia ka kufizuar Carlo Ancelottit opsionet në sulm, ashtu që njëri nga lojtarët për të cilët interesohen Blutë, është pikërisht Iaquinta.

“Është normale që Chelsea interesohet për një lojtar siç është Iaquinta. Ancelotti ka mendim të lartë për të”.

“Por kjo nuk do të thotë se ai do të shkojë atje. Juventusi nuk planifikon ta shesë”, tha agjenti Andrea D’Amico për Sportitalia. /Telegrafi/