Telegrafi

Agjenti i Karamoh: Kishte oferta tjera, por zgjodhi Interin

Agjenti i Yann Karamoh, Oscar Damiani, ka folur për mikrofonat e FcInterNews pas paraqitjes fantastike ndaj Genoas.

Ai u shpreh i lumtur me përkrahjen e madhe që tifozët po i bëjnë klientit të tij.

E gjitha kjo shikohet si motivim dhe me këtë rast ai theksoi edhe një herë faktin se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kishte refuzuar shumë oferta për Interin.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse tifozët e dinë se Karamoh ka refuzuar shumë oferta dhe ka zgjedhur Interin”.

“Është diçka shumë pozitive që tashmë ka vendosur këtë marrëdhënie të mirë me tifozët, pas kësaj do kemi paraqitje tjera të mira”, ka thënë Damiani.

Interi fitoi ndaj Genoas me golin e Danilo D’Ambrosios, por ishte goditja e Karamoh që bëri portierin kundërshtarë të largojë topin jashtë fushës dhe pastaj nga korneri erdhi goli.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Beneventos dhe me shumë mundësi ish-sulmuesi i Cean do ketë minuta tjerë në dispozicion.

Pas huazimit nga klubi francez lojtari kishte luajtur disa lojëra me ekipin e të rinjve, por me të parë paraqitjet e tij Luciano Spalletti e ftoi te skuadra e parë. /Telegrafi/

Statistikat e Yann Karamoh ndaj Genoas:

18 minuta në fushë
1 gjuajte (1 në portë)
5 pasime (saktësia 100%)
5  duele (4 të fituara)
4 faulla ndaj tij, me këtë rast lojtarët kundërshtar morën dy kartonë të verdh dhe një të kuq.