Site icon Telegrafi

Agjenti i Brozovic shpjegon arsyen pse klienti i tij ka telashe me Interin

Agjenti i Marcelo Brozovicit ka treguar arsyen pse lojtari kroat ka dalë jashtë planeve të Frank de Boer duke thënë se problemi qëndron pikërisht ndërmjet mesfushorit dhe trajnerit dhe se klubi duhet të marrë masa për ta zgjidhur këtë çështje ndërmjet tyre.

Është raportuar se trajneri holandez e ka përjashtuar futbollistin nga formacioni i tij për shkak të problemeve disiplinore dhe sjelljeve joprofesionale para ndeshjes kundër Juventusit.

Më pas, i mesfushorit të Interit ka kërkuar falje edhe ndaj trajnerit, edhe ndaj bashkëlojtarëve, mirëpo përsëri gjërat nuk po shkojnë mirë për të.

“Nuk ka shumë për të thënë rreth kësaj teme. Klubi duhet të japë përgjigje për situatën e krijuar”.

Lexo po ashtu Roma dhe Milani pas Brozovicit

“A është zgjidhur gjithçka me De Boerin? Po flasim për një situatë, e cila është vetëm ndërmjet atyre. Klubi do të duhet ta sqarojë”, ka thënë agjenti Miroslav Bicanic për FCInterNews.it, duke shtuar se raportet lojtar-trajner nuk janë në nivelin e duhur.

Nëse kjo situatë vazhdon, padyshim se Interi do ta shesë kroatin në afatet e ardhshme kalimtare. Ndër klubet e interesuara për të kanë qenë edhe Juventusi, Roma, Milani, Arsenali e Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version