Telegrafi

Agjenti i Benitez mohon kontaktet me Juven

Ditëve të fundit mediumet spanjolle dhe angleze pohonin një takim mes Jean-Claude Blanc dhe agjentit të Benitezit ku mësohet se janë diskutuar detajet.

“Nuk kam thënë ato fjalë për të cilat kanë shkruar mediumet spanjolle. Unë thashë se të jesh agjent do të thotë të takohesh me drejtuesit e klubeve të ndryshme për klientët tuaj. Unë thashë se bisedova për lojtarë por jo dhe për trajnerin e Liverpoolit”, ka deklaruar Quilon. /Telegrafi/