Telegrafi

Agjenti i Hysajt paralajmëron Napolin: Në fund të sezonit duhet të rishikohet kontrata

Agjenti i mbrojtësit shqiptar te Napolit, Elseid Hysaj thotë se në fund të këtij sezoni do të rishikohet kontrata e shqiptarit.

Hysaj është duke bërë një super sezon me napolitanët dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra italiane, transmeton KosovaPress.

“Hysaj është mirë në Napoli dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu, por kontrata e tij duhet të shikohet në fund të sezonit, pasi që ai ka treguar se nivel të lartë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare është duke u vëzhguar disa klubet të mëdha evropiane, por duket se lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/