Telegrafi

Agjenti i Hysajt në shtëpinë e Napolit

Napoli është afër të nënshkruajë rinovimin e Elseid Hysajt deri në vitin 2021.

Sipas Sky Sport Italia, agjenti i Hysajt gjendet në Castel Volturno ku Napoli i mban stërvitjet për të nënshkruar marrëveshjen e re.

Flitet se në kontratë do të jetë edhe një klauzolë prej 50 milionë euro për lojtarin shqiptar.

Hysaj që ishte ndër më të mirët në këtë vit do të bëjë siç kanë bërë Kalidou Koulibaly dhe Raul Albiol dhe së shpejti edhe Manolo Gabbiadini. /Telegrafi/