Agjenti i Elseid Hysaj siguron se lojtari do të jetë pjesë e Napolit dhe se ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Mbrojtësi shqiptar konsiderohet si një nga lojtarët më të vlefshëm të Partenopeit dhe pas humbjes së luftës për Scudetto është raportuar se do të largohet prej napolitanëve.
“Ai është një lojtar i Napolit dhe do të mbetet në Napoli”, këmbënguli Mario Giuffredi në Radio Crc.
“Ne gjithashtu kemi filluar negociatat për një kontratë të re. Ai është shumë i ri dhe kontrata e tij skadon pas tre vjetëve”.
“Bisedimet tashmë kanë filluar me Napolin. Ata nuk besojnë se e dëshirojnë largimin e lojtarit tim”, tha ndër të tjerash italiani.
Theksojmë se një numër i madh i skuadrave evropiane kërkojnë shërbimet e reprezentuesit shqiptar ndër to edhe Chelsea dhe Manchester United.
Ndryshe, vlera e futbollistit sipas transfermarkt.de kap shifrat e njëzet milionë eurove gjersa ka kontratë deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/