Agjenti i mbrojtësit të djathtë të Interit, Achraf Hakimi, i ka komentuar lajmet e fundit për një transferim të mundshëm te Bayern Munchen.
Përfaqësuesi i Hakimit, Alejandro Camano, foli për Goal në lidhje me thashethemet e fundit që përfshijnë lojtarin.
“Nuk e di nga vijnë këto thashetheme, por nuk do të më habiste nëse Bayern do të interesohej për Hakimin”.
“Achraf është shumë i lumtur në Inter, ai nuk mendon për asgjë tjetër. Por, kush nuk do të donte të luante për Bayernin”, ka thënë agjenti.
Hakimi kaloi nga Real Madridi te Inter verën e vitit të shkuar. /Telegrafi/