Sipas babait dhe agjentit të lojtarit, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, nuk do të bashkohet me Las Palmas në një marrëveshje huazimi pavarësisht raporteve në Spanjë.
Mediumi Cadena Ser raportoi më parë këtë javë se Gabigol, i cili u bashkua me Interin nga Santos për 29.5 milion euro verën e kaluar, ishte në prag të kompletimit të një lëvizjeje me anë të huazimit në klubin Gran Canarian.
Megjithatë, agjenti ka mohuar diçka të tillë dhe një lëvizje te skuadra spanjolle.
“Gabriel sigurisht që nuk do të luajë për Las Palmas”, ka thënë agjenti Wagner Ribeiro për FCInter1908.
Ndryshe, Gabigol ka vuajtur për minuta në sezonin e tij të parë në Itali, ndërsa ndeshja e vetme si titullar ishte në një ndeshje të Kupës së Italisë. /Telegrafi/