Telegrafi

Agjenti i famshëm, Mino Raiola thuhet se ka vdekur në moshën 54-vjeçare

Bota e futbollit është në zi, pasi njëri nga agjentët më të famshëm në sportin më të bukur në botë futbollit, Mino Raiola ka ndërruar jetë.

Agjenti italo-holandez thuhet se ka ndërruar jetë pas një sëmundje që pati kohëve të fundit dhe një operimi që iu nënshtrua.

Raiola u shtrua në spital në Milano gjatë muajit janar dhe iu nënshtrua një operacioni delikat, por natyra e sëmundjes së tij nuk u zbulua kurrë.

Daily Mail dhe shumë media të ndryshme evropiane kanë raportuar se Raiola ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së enjte (28 prill).

Megjithatë, disa media janë duke e përgënjeshtruar lajmin dhe ende nuk ka diçka zyrtare.

Lexo po ashtu Spitali dhe rrethi i ngushtë përgënjeshtrojnë lajmin për vdekjen e agjentit Mino Raiola

54-vjeçari njihet si njëri nga agjentët më të suksesshëm në botën e futbollit, pasi ka pasur në menaxhim emra të lojtarëve të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, Erling Haaland, Paul Pogba, Matthijs de Ligt e të tjerë.

Gjithsesi ky lajm doli të jetë një gënjeshtër nga mediat italiane pasi lajmi për vdekjen e agjentit të famshëm u mohua nga të gjithë. /Telegrafi/