Telegrafi

Agjenti: Fabregas në Inter? Nuk e di!

Është spekuluar ditëve të fundit për një kalim të Fabregasit te Interi, ndërsa është agjenti i tij që mohon pjesërisht spekulimet.

“Neve nuk na intereson e ardhmja dhe ne po mendojmë se si të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën”.

“Inter? Natyrisht, është ide fascinante, ashtu sikurse Reali apo Barca, por Cesc është i lumtur në Angli”.

“A ka ardhur ofertë nga Interi? Po, por jo vetëm nga Italia”, ka thënë agjenti i Fabregas. /Telegrafi/