Telegrafi

Agjenti: Emre Mor do t’i bashkohet Napolit ose Romës brenda 48 orëve

Emre Mor “do të bashkohet me Napolin ose Romën gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka thënë agjenti i anësorit turk të të Borussia Dortmundit, duke injoruar kështu interesimin e skuadrës tjetër italiane, Fiorentinës.

Anësori i talentuar turk ishte i lidhur ngushtë me një kalim në klubin Viola, por duket se ata janë refuzuar nga Mor, duke zgjedhur një skuadër tjetër nga Serie A.

Në vend të kësaj, Roma përballet me konkurrencë të vërtetë nga Napoli i Maurizio Sarri për nënshkrimin e tij dhe këtë e konfirmon agjenti i futbollistit.

Lexo po ashtu Dortmundi huazon talentin Emre Mor

“Emre do të shkojë në Itali”, ka thënë fillimisht agjenti Mustafa Ozcan për Ajansspor.

“Ne u takuam me Napolin dhe Romën, kështu që gjatë dy ditëve të ardhshme gjithçka do të bëhet e qartë”.

“Ai do të bashkohet me njërin nga këto dy klube”, përfundoi agjenti i Emre Mor.

Çmimi i talentit turk besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/