Telegrafi

Agjenti: Dzeko është i çmendur pas Milanit

Përfaqësuesi i kombëtares së Bosnjës është duke u kërkuar nga klubi italian që nga vera e kaluar, edhe pse transferimi i tij vështirë se mund të ndodhë edhe në afatin kalimtar dimëror.

“Dzeko është një kampion i vërtetë, as edhe Marco van Basten nuk ka qenë aq i fuqishëm në moshën e tij. Milani gjatë verës bëri një ofertë të rëndësishme dhe respekti për lojtarin nuk ka ndryshuar. Lojtari po ashtu është një fans i vërtetë, ai e mban fanellën e Milanit si pjesë të koleksionit të tij”, ka thënë agjenti i lojtarit./Telegrafi/