Site icon Telegrafi

Agjenti i De Bruyne: Arritëm marrëveshje me Bayernin, çmimi i kërkuar dështoi marrëveshjen

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Kevin De Bruyne of Manchester City retrieves the ball during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on February 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Agjenti i yllit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka thënë se Bayern Munich bleu shansin e tyre për të nënshkruar me belgun dy vjet më parë, por në fund transferimi dështoi.

Patrick de Koster këmbëngul që Bayerni lehtë mund të kishte nënshkruar me De Bruyne kur ai ishte me skuadrën gjermane, VfL Wolfsburg.

Kjo pasi sipas agjentit kishte marrëveshje mes palëve, por çmimi i kërkuar bëri që transferimi në Allianz Arena të dështojë.

Lexo po ashtu Agjenti i De Bruynes, De Koster: Vazhdimisht më kontaktojnë zyrtarë të Realit dhe Barcës

“Ne arritëm një marrëveshje personale me Bayernin pas dy takimeve”, ka thënë fillimisht De Koster.

De Bruyne dhe agjenti i tij

“Marrëveshja u rrëzua me çmimin e kërkuar nga Wolfsburg”.

“Mendoj se Bayerni dëshironte të paguante 50 milionë euro, por asnjë euro më shumë se kjo shifër”, përfundoi agjenti i De Bruyne.

Lexo po ashtu Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Ndryshe, De Bruyne iu bashkua Manchester Cityt për një pagesë prej 75 milionë eurosh.

Ylli belg ka befasuar me nivelin e tij me gjigantin anglez, ndërsa së fundmi ka nënshkruar edhe rinovimin e kontratës. /Telegrafi/

Exit mobile version