Telegrafi

Agjenti Bruno Santin: Kylian Mbappe dhe familja e tij kanë marrëveshje me Real Madridin

Spekulimet rreth të ardhmes së Kylian Mbappe vazhdojnë, me sulmuesin që ende nuk e ka zgjatur kontratën me Paris Saint-Germain.

Bruno Satin, agjent i lojtarëve në Francë, ka bërë një pretendim në lidhje me klubin e ardhshëm të francezit, duke thënë se, sipas burimeve të tij, Mbappe tashmë ka një marrëveshje me Real Madridin.

“Ndjenja ime është se ai është gati ta bëjë këtë”.

“Unë gjithashtu kam informacion që thotë se Mbappe dhe familja e tij kanë një marrëveshje me Real Madridin”.

“Në fillim, do të ketë një marrëveshje me lojtarin, por gjithashtu ka nevojë që Paris Saint-Germain të pajtohet”.

“Padyshim, pronarët e Katarit dhe PSG nuk kanë vendosur ta largojnë Mbappen dhe ai mund të përfundojë kontratën e tij dhe të largohet falas”, ka thënë Satin për Canal +.

Klubi dhe lojtari nuk janë afër marrëveshjes së re për momentin.

Sipas Le Parisien, PSG i ka ofruar atij një kontratë deri në vitin 2025, në të cilën thuhet se ai mund të largohet në vitin 2024 nëse dëshiron. /Telegrafi/