Agjenti i sulmuesit francez, Karim Benzema ka ftohur thashethemet për një lëvizje në Arsenal për sulmuesin e Real Madridit, por edhe tek skuadrat tjera.
Reprezentuesi i Francës është lidhur me një lëvizje në Arsenal në sezonin e kaluar, por edhe në këtë sezon.
Shtypi spanjoll gjithashtu pretendojnë se Topçinjtë kanë paraqitur edhe një ofertë për shërbimet e sulmuesit francez.
Megjithatë, përfaqësuesi i Benzemas, Karim Djaziri, i mohuar këto pretendime.
Agjenti i Benzemas ka këmbëngulur se klienti i tij është i lumtur në Santiago Bernabeu.
“Karim Benzema është shumë i lumtur në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Djaziri për mediumit anglez Sky Sports News.
“Ai nënshkroi një kontratë të re muajin e kaluar dhe nuk ka asnjë qëllim të largohet nga klubi”, përfundoi agjenti i Benzemas.
Ndryshe, Benzema po luan rregullisht këtë sezon me Realin, por përsëri po vërehet mungesa e golave, ku të parin në La Liga e gjeti vetëm javën e kaluar. /Telegrafi/