Telegrafi

Agjenti: Balotelli mbetet te City

Italiani nuk ka luajtur që kur u zëvendësua në disfatën 3-2 ndaj Manchester United më 9 dhjetor dhe vazhdimisht është lidhur me një largim në drejtim të Milanit. Megjithatë Mino Raiola ka qartësuar se nuk do të ketë largim të sulmuesit italian.

“Mario nuk do të largohet tash pasi nuk ka arsye ta ndryshojë ekipin. Ai nuk luan pasi ishte i sëmurë dhe sepse ka pasur diskutime me Mancinin. Megjithatë, situata është zgjidhur”, ka thënë Raiola për Corriere dello Sport. /Telegrafi/