Telegrafi

Agjenti i Balet ia shuan shpresat Manchester Unitedit

Futbollisti uellsian ka qenë i lidhur me një largim prej Los Blancos nëse Real Madridi transferon yllin francez të Monacos, Kylian Mbappe.

Zinedine Zidane kishte hedhur një hije dyshimi mbi të ardhmen e treshes sulmuese të njohur si BBC, agjenti i Gareth Bale ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një largim prej mbretërve.

Në një deklaratë të shkurtër, agjenti i Balet, Jonathan Barnett, hodhi poshtë mundësinë e largimit të lojtarit pas raportimit të “BBC Sport” se Manchester United është afër transferimit të ish-lojtarit të Tottenham Hotspurs.

“Është një histori qesharake, vërtetë një budallallëk. Ai nuk do të largohet”, tha Barnett.

Theksojmë trajneri francez pranoi se deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës çdo gjë mund të ndodhë. /Telegrafi/