Telegrafi

Agjenti i Bale zbulon të ardhmen e yllit të Real Madridit

Agjenti i njohur Jonathan Barnett ka thënë se Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi dhe as të kthehet në Ligën Premier.

Gazeta Marca raportoi që Newcastle United do të bëjë nënshkrimin e Bale në përparësinë e tyre pasi të përfundoj marrja e pronësisë së klubit nga familja mbretërore e Arabisë Saudite.

Një raport i mëpasshëm në Marca deklaroi se Real Madridi ishte i etur për të shitur lojtar këtë verë dhe njëri nga të parët në listë ishte Bale.

Lexo po ashtu Rivaldo: Bale ka ende për të treguar, te Newcastle do të ishte përsëri yll i madh

Pretendohet se Los Blancos besojnë se ata mund të shesin lojtarin në afatin kalimtar të verës, por agjenti i tij Barnett ka derdhur ujë të ftohtë në raportet që lojtari ka ndonjë qëllim të largohet.

“Siç kam thënë gjithmonë, ai është mjaft i lumtur në Madrid”, ka thënë fillimisht Barnett për BBC Radio 4.

Gareth Bale (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“Ai ka një mënyrë jetese shumë të bukur. Unë nuk e shoh atë duke menduar largimin nga Madridi”.

“Ai ka fituar pothuajse gjithçka në botë, përveç Kupës së Botës, por për fat të keq ai luan për Uellsin, kështu që disa gjëra janë përtej tij”.

Lexo po ashtu Eksperti i transferimeve, Balague: Newcastle mund të nënshkruajë me James dhe Cavani, por jo me Bale

“Kështu që ai që ka fituar gjithçka tjetër, të kthehet dhe të luajë në Ligën Premier do të ishte e pabesueshme – një gjë e madhe”.

“Nuk mendoj se ai dëshiron ta bëjë këtë për momentin. Ai është mjaft i lumtur që luan në Real Madrid”, përfundoi agjenti i Bale. /Telegrafi/