Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka hedhur poshtë pretendimet se klienti i tij ka fyer Real Madridin gjatë festës së tij me flamurin e Uellsit.
Bale ka zemëruar shumë tifozë Los Blancos duke pozuar me një flamur që vendos listën e tij të përparësive: nga Uellsi, te golfi dhe më pas Real Madridi.
Por, agjenti i tij Jonathan Barnett ka këmbëngulur që lojtari duhet të jetë i qetë për reagimin e duhur.
“Është përtej qesharakes”, ka thënë fillimisht Barnett për Talk Sport.
Barnett gjithashtu sqaroi në një intervistë tjetër se flamuri nuk ishte një përqeshje për klubin apo tifozët.
“Ishte menduar për median”, shtoi ai.
Duke folur gjithashtu për ESPN, ai theksoi se Bale nuk është i kënaqur nga polemikat.
“Pa shqetësime”, ishte përshkrimi i gjendjes aktuale të yllin uellsian. /Telegrafi/