Telegrafi

Agjenti i Bale mohon huazimin e ullesianit: Këto lajme duken qesharake

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Prej muajsh flitet për një largim të Gareth Bale nga Real Madridi, por agjenti i tij Jonathan Barnett ka shuar këto zëra.

Madje ai e mohoi kategorikisht çdo formë huazimi të tij në këtë afat kalimtar.

“Është qesharake të mendosh se Bale mund të largohet nga Real Madridi në formë huazimi”.

“Gareth është një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë pse duhet të shkojë diku tjetër madje në formë huazimi. Gjërat mund të ndryshojnë por të gjitha këto që thuhen janë qesharake”.

“Jo çdo klub mund t’ia lejojë vetes të ketë shërbimet e Bale. Te Reali është i lumtur dhe kërkon të fitojë trofe të tjerë”, ka thënë agjenti i sulmuesit uellsian, Jonathan Barnett. /Telegrafi/