Gareth Bale nuk ka plane të largohet nga Real Madridi pasi kjo në një farë mënyre është edhe dëshira e vet klubit spanjoll.
Sipas agjentit të uellsianit, Jonathan Barnett, ende ka ‘dashuri’ mes klubit dhe lojtarit.
Tash e disa kohë është duke u folur për një largim të mundshëm të lojtarit nga Bernabeu, zërat u shtuan pas mos aktivizimit në fitoren ndaj Juventusit me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve.
“Gareth është lojtar i Real Madridit dhe e do Realin, por edhe Reali e do Garethin”.
“E gjitha historia për t’u larguar është e shkruar nga gazetarë që nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh dhe vetëm se kanë nevojë të shkruajnë diçka, e që nuk brengosen nëse është apo jo e vërtetë”, ka thënë Bernett për ESPN FC.
Bale është transferuar te Reali nga Tottenham Hotspur në vitin 2013 për 90 milionë euro.
Por, tash e disa kohë ka qenë i lidhur me një rikthim në Angli, më saktësisht te Manchester Unitedi. /Telegrafi/