Telegrafi

Agjenti: Bacca nuk largohet nga Milani

Agjenti i Carlos Baccas i ka quajtur të pakuptimta thashethemet se klienti i tij do të largohet nga San Siro.

Është raportuar se kolumbiani mund të largohet nga Rossonerët, ndërsa Napoli, Sevilla dhe Paris Saint-Germaini janë disa nga klubet që lidhen me të.

Lëndimi i Arkadiusz Milik ka bërë që Partenopei të jenë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa është thënë se Manolo Gabbiadini mund të shkojë në drejtim të kundërt.

Lexo po ashtu Bacca largohet, vjen Gabbiadini

“Po lexoj dhe dëgjoj shumë gjëra të pakuptimta”, ka thënë agjenti Sergio Barila për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ai është shumë i lumtur te Milani dhe nuk do të largohet”, ka shtuar përfaqësuesi i lojtarit.

Bacca ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 13 ndeshje në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/