Agjenti i Carlos Bacca ka zbuluar se sulmuesi kërkon vetëm Milanin dhe do të mbetet ende pjesë e kuqezinjve.
Sulmuesi 30-vjeçar shënoi golin vendimtar në fitoren e ekipit të tij 1-0 ndaj Cagliarit të dielën, dhe ka qenë i lidhur me një transferim drejt Ëest Hamit dhe Sevillas, por duke pasur oferta të marra edhe nga Kina.
Megjithatë, ështa agjenti i Baccas, i cili ka sqaruar cdo gjë duke theksuar se sulmuesit kolumbian është i lumtur te Rossonerët dhe dëshiron të luaj vetëm për këtë klub, përcjell Telegrafi.
“Unë flas me Carlosin pothuajse çdo ditë. Dje ai ishte kuptueshëm shumë i lumtur. Ne të dy gjithmonë mbesim të qetë, të vetëdijshëm se ai do të kthehet së shënuari gola vendimtarë siç ka bërë gjithmonë në karrierën e tij”, ka thënë agjenti Sergio Barila për Tuttomercatoweb.
“Bacca është i lumtur në Milan dhe klubi është i kënaqur me punën e tij, nuk ka arsye që ai të largohet”, ka vazhduar agjenti i kolumbianit.
“Ka shumë ekipe të interesuara për të. Disa klube kineze kanë ofruar kontrata të mëdha, por klienti im ka vetëm një dëshirë.. të luaj për Milanin. Të mbaj veshur ngjyrat e Rossonerëve e bën atë të lumtur”, përfundoi agjenti i Baccas. /Telegrafi/