Roma dhe Alisson Becker do ta vazhdojnë dashurinë e tyre.
Portieri brazilian që po konsiderohet si ndër më të mirët në botë është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Real Madrid, Chelsea, Paris Saint Germain, Liverpool dhe Bayern Munich janë vënë pas brazilianit.
Roma nuk dëshiron ta largojë yllin e tyre dhe i ka bërë gati një kontratë të re për ta blinduar atë.
Aktualisht agjenti i Alissonit, Ze Maria Neis po qëndron në Trigoria duke biseduar për vazhdimin e kontratës.
Kontrata e re do të jetë pesë vjeçare dhe do të ketë një klauzolë largimi për numrin një të Romës.
Në rast se skuadrat e interesuara për brazilianin e duan transferimin e tij atëherë duhet të paguhet klauzola prej 90 milionë eurove.
E nëse ndodh një gjë e tillë që të thyhet klauzola e brazilianit, atëherë Alisson do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.
25-vjeçari do të fitojë edhe pagë më të lartë se ajo aktualja që merr rreth 1,5 milion në vit, ndërsa me kontratën e re do të marrë tre milionë euro më shumë. /Telegrafi/