Agjenti i Achraf Hakimit, ka thënë se Interi nëse nuk do të ishte eliminuar në fazën e grupeve, do të kishte arritur të shkonte në finalen e Ligës së Kampionëve.
Nerazzurrët arriti në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ata përfunduan të fundit në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve.
Që nga ai eliminim në dhjetor, Antonio Conte ka qenë në gjendje të përqendrojë vëmendjen tërësisht në Serie A, ku tani i duhet vetëm edhe 11 pikë në tetë ndeshje për ta fituar Scudetton.
“Rruga drejt Scudetto është e qartë tani dhe epërsia me pikë do të thotë që Interi mund të fillojë të mendojë për festimet e tyre të titullit”.
“Conte ka shumë merita dhe tani edhe ata po luajnë një futboll të mirë”.
“Nëse Interi do të luante Ligën e Kampionëve tani, ata do të shkonin deri në fund falë cilësisë, forcës dhe organizimit të tyre”, ka thënë agjenti Alejandro Camano për Radio Kiss Kiss. /Telegrafi/