Agjentët federalë në Portland të SHBA-ve, janë filmuar se si një demonstruese të re e rrëzojnë për tokë dhe ia mbajnë gjurin në shpinë, derisa ajo bërtet se si nuk po mund të merr frymë, që rikujton skenën rrëqethëse të rastit të afro-amerikanit George Floyd, shkruan Al Jazeera.
Floyd ndërroi jetë më 25 maj, pasi që polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për afro 9 minuta, kurse pamjet e publikuara tregonin se si Floyd nuk mund të merrte frymë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin agjentët federalë në SHBA, se si një demonstrante të re në orët e para të mëngjesit e rrëzojnë në trotuar, dhe i mbajnë gjunjët në shpinë me qëllim që të mos mund të lëvizë duart, derisa të njëjtën kohë u drejtohet demonstruesve se nuk po mund të merr frymë.
Një video tjetër, shfaq gjakun e demonstrueses në kokën e saj, e mediave amerikane kanë raportuar se mijëra demonstrues janë mbledhur mbrëmë në afërsi të gjyqit në Portland, për të përkrahur protestën e 60-të anti-racore në këtë qytet.
Gruaja në video paraqitet në disa video të publikuara në Twitter si Noel Mandolfo. E në një moment ajo dëgjohet duke u thënë agjentëve: “Zbrisni nga unë. Pse? Pse po e bëni këtë”. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElijahSchaffer/status/1287666880770011136?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1287666880770011136%7Ctwgr%5E&ref_url=http%3A%2F%2Fbalkans.aljazeera.net%2Fvijesti%2Fvideo-savezni-agent-koljenom-pritisnuo-demonstranticu-koja-nije-mogla-disati