Tre persona janë qëlluar nga agjentë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara pranë rezidencës së Naomi Biden në Washington, mbesës së presidentit Joe Biden, shkruan Associated Press.
Incidenti me armë zjarri ndodhi të dielën vonë, në zonën e njohur si Georgetown të kryeqytetit amerikan.
Agjentët në fjalë ishin detyruar të sigurojnë mbrojtjen e Naomi Biden, transmeton Telegrafi.
Ndërsa po shoqëronin Naomi Biden drejt banesës së saj, agjentët vunë re tre persona që tentonin të hynin me forcë në një veturë të lënë pa mbikëqyrje dhe të parkuar afër vendngjarjes.
Vetura ishte pronë e qeverisë së SHBA-së, konfirmoi shefi i zyrës për media e Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi. /Telegrafi/