Hertha e Berlinit është befasia më e madhe e këtij edicioni në elitën e futbollit gjerman.
Skuadra nga kryeqyteti i Gjermanisë ndodhet në pozitën e tretë me gjasa të mira për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Por kaltër e bardhët mund të mbesin pa yllin e skuadrës, mesfushorin ofensivë Vladimir Darida.
25-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme mes Herthës dhe Schalkes agjentët e Realit ishin të pranishëm për ta parë atë.
Ish-lojtari i Freiburgut në rast transferimi në Real Madrid mund t’i kushtojë 12 milionë euro klubit mbretëror. /Telegrafi/