Site icon Telegrafi

Agjentët e maskuar të Sudanit rrahin brutalisht demonstruesit, i dërgojnë në qendra të fshehta (Video, +18)

Video rrëqethëse që i kanë filmuar demonstruesit në Sudan tregojnë agjentë të sigurisë të maskuar që ndjekin demonstruesit, rrahin dhe i dërgojnë në qendra të fshehta.

Por ku janë këto qendra të fshehta dhe çfarë ndodh brenda mureve të tyre, këtë janë munduar ta zbulojnë gazetarët e BBC-së, transmeton Telegrafi.

Janë analizuar dhjetëra video shokuese të filmuara në demonstratat e fundit, si dhe kanë biseduar me dëshmitarët që i kanë mbijetuar torturave.

Disa prej demonstruesve kanë folur në kushte anonimiteti për metodat e tmerrshme të torturimit. Forcat e sigurisë kanë arrestuar 14 persona që të shtunën kishin dalë për të protestuar para universitetit të Kartumit, derisa demonstruesit anti-qeveri po i afroheshin javës së tetë.

Anëtarë të sindikatave, studentë, aktivistë të opozitës dhe shumë qytetarë të frustruar për shkak të problemeve ekonomike, po mbajnë protesta që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar.

Grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut pretendojnë se të paktën 45 persona janë vrarë në protesta, kurse numri i saktë i personave të keqtrajtuar nuk dihet. /Telegrafi/

Exit mobile version