Kërkohet profesionalizim dhe departizim i shërbimeve të kundërzbulimit, përmes riedukimit të duhur të kuadrove për kërcënimet bashkëkohore dhe sfidat.
Agjencia e kundërzbulimit dhe Fakulteti për siguri kanë filluar projekt që do të ndikojë në rritjen e njohurive në shërbimet e këtilla në nivel më të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi do të mbahet në periudhën e reformave në bashkësinë e sigurisë dhe kundërzbulimit, që buron nga procesi i anëtarësimit në NATO dhe BE.
Analizat kanë treguar se ngec procesi arsimor me të cilin të punësuarit do të arrijnë njohuri të unifikuara.
Pritshmëritë janë që ky proces të zhvillohet në një projekt rajonal universitar për profesionalizim në kundërzbulim./Telegrafi/