Agjenti i Kevin De Bruyne, Patrick de Koster ka thënë se klubet nuk e shqetësojnë atë me thirrje për yllin e Manchester Cityt, pasi e dinë se ai nuk dëshiron të largohet nga Etihad.
City arriti të fitojë betejën me Fair Play Finaciar, pasi ankesa e tyre është aprovuar dhe dënimi prej dy vitesh mos-pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve është hequr.
Ky vendim i anuluar ka bërë që disa lojtarë kryesorë të skuadrës të mos e mendojnë më largimin nga Etihad dhe njëri nga ta është belgu De Bruyne.
Është vet agjenti i mesfushorit kreativ i cili ka treguar se lojtari është i lumtur në Etihad.
“Njerëzit gjithmonë më kanë pyetur nëse Kevin do të largohet nga Manchester City pa Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht De Koster për HLN.
“Gazetat e trilluan këtë kur ai ende ka tre vjet kontratë”.
“Klubet e mëdha nuk e thirrën. Ata munden, por nuk e bën. Njoh njerëz të mirë nga Barcelona, PSG dhe Juventusi, por nuk kam marrë një telefonatë muajve të fundit, pasi e dinë së ai është i lumtur te City”, përfundoi agjenti i De Bruyne. /Telegrafi/