Site icon Telegrafi

Agjendë e ngjeshur në Gjykatën Penale, seanca gjyqësore për katër lëndë të PSP-së

Në Gjykatën Penale për sot janë planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tortura”, “Tarifa”, “Lëndina” dhe “Dhuna në Qendër”.

Seanca e fundit për lëndën “Tortura” i shty për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Filip Atanasov, ndërsa gjykatësja Aleksandra Ristevska tha se kjo do të jetë hera e fundit që seanca anulohet dhe paralajmëroi ndarje të procedurës për ata që sëmuren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë Sasho Mijallkov, Ivica Antevski dhe pesë anëtarë të DSK-së.

Në lëndën “Tarifa” në bankën e të akuzuarit duhet të ulet ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ata akuzohen për blerje të paligjshme të sistemeve softverik për nevojat e ELEM-në, në vlerë prej 4 milionë eurove.

Seancë gjyqësore duhet të mbahet edhe për rastin “Lëndina”, ku i akuzuar është Dragan Pavlloviq-Llatas dhe dy vëllezërit e tij, për ndërtim të paligjshëm të tre shtëpizave në Komunën e Zelenikovës.

Ndërsa sot do të vazhdojë gjykimi edhe për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, ku i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe nëntë persona tjerë.

Ata akuzohen për nxitje të dhunë në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013.

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski, të cilët u dënuan me kusht. Ndërsa Dimçe Krstev gjykohet me procedurë të veçantë./Telegrafi/

Exit mobile version