Në njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh.
Ato sipas agjendës zyrtare do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 17 shkurt.
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo është agjenda zyrtare:
E shtunë, 16 shkurt 2019
09:00
Deklarata e Pavarësisë
Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës
Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj
E diel, 17 shkurt 2019
08:00- 08:30
Mbledhja festive e Qeverisë
Vendi: Objekti i Qeverisë
08:30 – 08:45
Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
Të pranishëm liderët shtetëror
Vendi: Oborri i Qeverisë
08:45 – 09:00
Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit
Dr. Ibrahim Rugova
Nga liderët shtetëror
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”
09:40 – 09:50
Vendosja e kurorave në kompleksin
“Adem Jashari” në Prekaz
Nga liderët shtetëror
10:45 – 11:30
Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vendi: Objekti i Kuvendit
12:20 – 13:00
Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”
13:00 – 14:00
Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK
Vendi: Swiss Diamond Hotel
19:30
Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)
Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Sh.T. Ramush HARADINAJ
Vendi: “VENUS” Hotel