Telegrafi

Agjenda e partive për ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor, sot në ditën e gjashtë të fushatës do të reealizojnë takime me qytetarët në më shumë qytete dhe vendbanime në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni ‘Jetë për Maqedoninë’, i udhëhequr nga LSDM do të realizojë takim me qytetarët e Rosomanit dhe tubime në Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar.

Përfaqësuesit e koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’, i kryesuar nga OBRM-PDUKM do të jetë në Gostivar dhe Tetovë.

Partia Aleanca për Shqiptarët do të bëjë hapjen e shtabit të Forumit rinor (FRASH) në Gostivar.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë aktivitete zgjedhore në Brvenicë dhe Tearcë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor filloi më 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në mesnatë./Telegrafi/