Telegrafi

Agjenda e Kosovës para ndeshjes me Jordaninë

Përfaqësuesja e Kosovës sot nis grumbullimin për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Dardanët fillimisht do të luajnë ndeshje miqësore me Jordaninë më 10 nëntor, derisa katër ditë më vonë do të përballen me Greqinë.

Kosova në këto dy takime do të udhëhiqet nga trajneri slloven Primoz Gliha pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Stërvitja e parë e Kosovës do të mbahet ditën e sotme me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Ndërkohë të përzgjedhurit e Primoz Gliha do të stërvitën edhe nesër nga ora 18:00, derisa konferenca për media para ndeshjes do të zhvillohet 30 minuta më parë.

Agjenda e Kosovës dhe Jordanisë para duelit të së mërkurës:

E hënë 08.11.2021
Ora 16:00 Stërvitja e Kombëtares së Jordanisë – Stadiumi “Fadil Vokrri”
Ora 18:00 Stërvitja e Kombëtares së Kosovës – Stadiumi “Fadil Vokrri”

E martë 09.11.2021
Ora 12:00 Stërvitja e Kombëtares së Jordanisë – Stadiumi “Fadil Vokrri”
Jordania nuk mbanë konferencë për media.
Ora 17:30 Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës – Stadiumi “Fadil Vokrri”
Ora 18:00 Stërvitja e Kombëtares së Kosovës – Stadiumi “Fadil Vokrri”

 

/Telegrafi/