Telegrafi

Agjencia për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural mbetet pa drejtor

Sipas portalit Faktor, drejtoresha e Agjencisë për mbështetje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural, Biljana Vukoviq nuk është më në këtë post, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk duhet nëse Vukoviq është dorëhequr apo është shkarkuar, por ende nuk është emruar ndonjë zëvendësues i saj. Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Mihaill Cvetkov pohon se Biljana Vukoviq nuk është më në krye të agjencisë së lartëpërmendur, por thotë se nuk ka informatë për arsyet e heqjes së saj, pasi që ka munguar në seancën qeveritare kur është vendosur heqja e saj nga posti që ka patur.

Agjencia e udhëhequr nga Biljana Vukoviq, anëtare e OBRM-PDUKM-së, është karakterizuar si më jotransparente kur bëhet fjalë për ndarje të subvencioneve./Telegrafi/