Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës ka njoftuar se nga dita e djeshme, sistemi për printimin e çertifikatave të pronës SIKTK, nuk është duke punuar.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.
“Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar Agjensionin Kadastral të Kosovës për problemin e paraqitur dhe është në pritje të rregullimit të tij nga ky Agjension. Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjensionin Kadastral të Kosovës – AKK”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/