Site icon Telegrafi

Agjencioni pë Punësim jep informacion për trajnimin e të papunëve

Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë sot dha tri njoftime për marrjen e masave nga plani Operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2018.

– Trajnim në vendin e punës për një punëtor të njohur
– Trajnim për kërkesat e zanatit
– Trajnim për asistent personal dhe punëtor individual

Me marrjen e masave tek punëtor i njohur është paraparë që shteti t’i mbuloj pjesën më të madhe të harxhimeve për praktikantët, kuptohet nëse këto kushte pranohen nga punëdhënësi.

Trajnimi për artizanatet është paraparë për njrëzit më të moshuar, që kupton rikualifikim i aftësive të punës, për të gjetur punë më lehtë në tregun e punës.

Detajet për konkursin mund t’i gjeni në web faqen e Agjencionit për Punësim. /Telegrafi/

Exit mobile version