Ambasada Amerikane në bashkëpunim me Zyrën për asistencë, zhvillim dhe trajnim të prokurorëve të huaj, ka organizuar Punëtorinë për kapacitetet e forenzikës së Policisë dhe Prokurorisë.
Prezent në këtë aktivitet ishin ambasadori Greg Delawie, Ministri i Punëve të Brendshme në largim, Skënder Hyseni dhe Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi.
Delawie iu drejtua të pranishmëve duke thënë se agjencioni i forenzikës në Kosovë ka arritur shumë dhe është duke ecur përpara, ndonëse ka sfida të shumta.
Sipas tij institucionet kosovare në këtë aspekt kanë përparuar dukshëm.
Ndërkohë Skënder Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë agjencionit të ekspertizës me donacionin prej 15 milionë dollarëve.
Tutje ai tha se agjencia e forenzikës është institucioni më i besueshëm, ku kryhen 5 mijë ekspertiza në vit, raporton KlanKosova.
E kryeprokurori, Aleksandër Lumezi tha se shkenca në forenzikë po kontribuon dukshëm në zbardhjen e të vërtetës.