Site icon Telegrafi

Agjencia që lehtëson punën e shërbimit të punësimit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar Agjencinë e Punësimit të Kosovës, përmes së cilës do të ofrohen mundësi për shërbimet e reja të punësimit.

Ministri i Punës në dorëheqje, Arban Abrashi, tha se masat aktive të punës kanë tregu që ka shumë mundësi të punësimit në Kosovë në shumë sektor.

Sipas tij, duhet ndërmjetësim dhe udhëzim për të rinjtë dhe punëkërkuesit drejtë këtyre sektorëve.

“Për dy ndërmjetësim në punë, shërbime të punësimit kanë ndërmjetësuar ose se ka fasilitu diku rreth 25 mijë punë kërkues. Potenciali është edhe më i madh, dhe mjetet sikurse ky uebsajt ka me lehtësua shumë më shumë punën e shërbimit të punësimi, këshilltareve të punësimit edhe zyrave tona nëpër gjithë Kosovën. Patjetër që tani Agjencioni do të ketë një rol edhe më të veçantë se do të ketë mbikëqyrje më të madhe, mjetet financiare më të mëdha, edhe qasje shumë kanalesh më të sigurt dhe më të qëndrueshme karshi kësaj sfide. Kjo nuk kishte mund me qenë deri në këtë pikë ose të arrihet deri këtu, pa ndihmën e partnerëve tanë të cilët kanë jap edhe shumë kontribut”, tha Abrashi.

Marta Grezda nga UNDP-ja, ka thënë se Kosova ka një rini që është shumë e avancuar, ku përdorimi i internetit dhe mediave sociale, është shumë i lartë dhe kjo iu mundon atyre një formë më të lehtë të bashkëpunimit edhe interakcionit mes punëdhënësve potencial.

“Kjo mënyrë e angazhimit, si të angazhimit e po ashtu edhe të punë kërkuesve lejon edhe një transaksion më të lehtë, sepse nuk ka më nevojë punë kërkuesi të shkoj në zyrat apo në qendra për punësim, këta munden në mënyrë shumë më të lehtë, shumë më të shpejt të shohin se çka është e mundur dhe çka mund të iu ofrohet atyre në aspektin e punësimit”, tha Grezda.

Arritje të jashtëzakonshme, krijimin e Agjencisë së Punës e ka quajtur zëvendësambasadorja e Finlandës në Kosovë, Rita Numanen.

Drejtor i Agjencisë për Punësim Drin Haraqija, ka prezantuar se si do të funksionojë agjencia. Në kuadër të Agjencisë së Punësimit është zyra qendrore, ku janë paraparë të jenë 3 departamente dhe 9 regjione të veçanta. Sipas tij në kuadër të zyrave të punësimit do të veprojnë 38 zyra të punësimit, të cilat do të jenë në 38 komuna të Kosovës dhe 8 qendra të aftësimit profesional.

Ai po ashtu tha se numri total i të punësuarve në kuadër të Agjencisë së Punësimit në kuadër të Republikës së Kosovë do të jetë 288 të punësuar. Një pjesë e madhe e stafit është staf i cili bartet nga ministria, zyrat e punësimit, qendrat e aftësimit profesional. Një trup e rëndësishme në kuadër të Agjencisë është edhe bordi këshillëdhënës. /Telegrafi/

Exit mobile version