Site icon Telegrafi

Agjencia për Zbulim distancohet nga veprimet e të punësuarve jashtë orarit të punës

Në një kumtesë, sot, Agjencia për Zbulim shprehu keqardhje dhe dënon incidentin e ndodhur dje në hyrje të stadiumit ‘Telekom Arena’ në Shkup gjatë kohës së ndeshjes së Super Kupës, në të cilin ishte i involvuar një i punësuar i kësaj agjencie, njëkohësisht duke u distancuar nga veprimet e veprimeve individuale të të punësuarve të saj jashtë orarit të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket sjelljes së punonjësve të saj jashtë orarit të punës Agjencia paralajmëron se do të veprojë në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune, Ligjin për Agjencinë për Zbulim dhe Rregulloren për punë të vetë Agjencisë.

‘Zbulimi i identitetit personal të punonjësve në shërbimet e sigurimit nga cilat do qoftë shkaqe, krijon rreziqe dhe e rrezikon sigurinë e personave në fjalë dhe familjeve të tyre’, thonë nga Agjencia për Zbulim dhe shtojnë se e respektojnë punën dhe përkushtimin e mediave dhe institucioneve për informim të saktë dhe në kohë të duhur por me respekt ndaj të dhënave private dhe sigurisë së të punësuarve në shërbimet e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version