Site icon Telegrafi

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës kërkon 13 të punësuar

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të RMV-së sot ka publikuar konkurs ku kërkohen 13 zyrtarë shtetëror në pozita të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konkurs kërkohet një këshilltar për përkthim dhe lektorim, me rrogë prej 37.968 denarë.

Kërkohet edhe këshilltar për marrëdhënie me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, vend pune ky që do të paguhet 37.968 denarë.

Pozitat tjera ku kërkohen zyrtarë për të punuar janë: udhëheqës i zyrës së drejtorit me rrogë prej 36,930 denarë, udhëheqës të planifikimit të brendshëm, me rrogë prej 36,930 denarë dhe zyrtarë për ndjekje të zbatimit të gjuhës që e flasin më së paku 20% e qytetarëve.

Kjo agjenci sapo ka filluar punën kurse ditët e kaluara ka kaluar edhe në seancë qeveritare edhe rregullorja e punës. /Telegrafi/

Exit mobile version