Telegrafi

Agjencia për Siguri Kombëtare nisi me punën, rritet numri i të punësuarve në ish DSK-në

Agjencia për Siguri Kombëtare e cila zyrtarisht, sipas ligjit të ri, do të fillojë me punë nga data 1 shtator, ka përzgjedhur vetëm 365 agjentë nga punonjësit e deridjeshëm të DSK-së.

Përqindja e të punësuarve shqiptarët, sipas Alsat, është rritur nga 10 në 16 për qind ndërsa kjo Agjenci tash do të veprojë si trup i pavarur në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo agjenci do të udhëhiqet nga drejtori Viktor Dimovski i zgjedhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti ndërsa zëvendës do të jetë Arif Asani.

Sipas Alsat, një pjesë e 650 të punësuarve kanë pasur probleme jo vetëm me integritetin e tyre por edhe me lidhjet në shërbim të partive politike, të bizneseve.

Sipas kushteve të reja, të punësuarit nuk duhet të jenë të martuar me punonjës nga e njëjta agjenci, të mos kenë interesa financiare, të mos kenë përkatësi partiake dhe të mos jenë bipartid./Telegrafi/