Site icon Telegrafi

ASHMAA i quan skandaloze ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Media News concept

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale kritikon amendamentet e miratuara të Kodit Zgjedhor të miratuara dje, me procedura të përshpejtuar, në Kuvend, pas një marrëveshjeje të mëhershme të liderëve partiak.

Me ndryshimet, reklamat e paguara politike gjatë proceseve zgjedhore që pjesëmarrësit deri më tani në zgjedhje i kanë paguar medias, tani e tutje do të paguhen nga Buxheti përmes Ministrisë së Financave.

Sipas Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, dispozita e re për kufijtë shtesë për reklamat e paguara politike në radio dhe televizione nuk ofron kushte të barabarta për qasje në reklamat e paguara politike për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, sepse u jep përparësi partive nga qeveria dhe opozita parlamentare dhe nuk parashikon kohë reklamimi për kandidatët e pavarur. /Telegrafi/

Exit mobile version